Punimet për zëvendësimin e tubacionit, banorët e Beratit tre ditë pa ujë të pijshëm

0
597
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

 

Që prej tre ditësh gjithë qyteti i Beratit nuk ka ujë të pijshëm. Me ujë furnizohet vetëm spitali, ndërkohë që banorët kanë boshatisur dyqanet duke blerë ujë të ambalazhuar për të pirë.  Pasi kanë harxhuar çdo rezervë uji në shtëpitë e tyre qytetarët shprehen se nuk dinë se si ta përballojnë situatën e mungesës së ujit për shërbime të tjera. ” Nuk është hera e parë që ne për ditë të tëra rrimë pa ujë në shtëpitë tona. Mirë ujin për të pirë po e blejmë, por si do të plotësojmë kërkesat e tjera për të larë dhe për pastrim”,  shprehen banorët”.

Ndërkohë që drejtori teknik pranë Ujsjellës Kanalizimeve, Lulzim Sino bënë me dije se ndërpreja e ujit në qytet është bërë për shkak të punimeve dhe se po punohet madje gjatë natës për ta përfunduar në kohë.

“Në kuadër të projektit të reabilimit të ujsjellësit Berat-Kuçovë po bëhet zëvendësimi i linjës kryesore nga stacioni i pompave në Uznovë deri tek Ura e Varur me tubacion të ri.  Këto punime bëhen për të eleminuar humbjet e mëdha të ujit në rrjet dhe për ta zëvendësuar këtë tub që ishte i amortizuar”, thotë ai.

 

E ndërsa qytetarët ankohen se nuk mund të përballojnë më gjatë situatën e mungesës së ujit drejtori teknik premton se në rast se punimet do të zgjasin më shumë se sa ishte parashikuar do të bëhet furnizimi i qytetarëve më ujë të pijshëm me anë të boteve. ////

Zjarr Tv Ad