Punonjësit në Mallakastër në protestë, stakojnë pompat e ujit…

0
64
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

17 punonjës të stacionit të pompimit të ujësjellësit dhe elektrik në Poçem kanë dalë në protestë. Ata kanë stakuar pompat e ujit dhe nënstacionin elektrik dhe kanë ndalur punën duke lënë pa energji elektrike një pjesë të fshatrave të Mallakastrës dhe gjysmën e territorit të bashkisë. Stacioni është në varësi të uzinës së përpunimit të naftës Ballsh.

Punonjësit e nënstacionit kanë 27 muaj pa marrë paga dhe sigurime. Punonjësit thonë se protesta do të vijojë pa ndërprerje. “Kemi marrë parasysh gjithçka. Të na japin pagat dhe ikim në shtëpi. Duam rrogat të ushqejmë fëmijët. Të reagoj ministria dhe kryeministri. Kemi kaq kohë pa u paguar dhe pa sigurime. Të gjendet zgjidhje”. /Top Channel/

Zjarr Tv Ad