Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Pas tre muajve të nxehtë të verës, të gjithëve na duhet t’i rikthehemi rutinës së përditshme. Por mesa duket, disa nuk janë rikthyer ende.
E kemi fjalën gjithnjë për VIP-at tanë, të cilët kanë mundësi të shijojnë në maksimum edhe në fillim vjeshte ditët e fundit të relaksit. Blogerja e njohur, Armina Mevlani, është duke shijuar momente të paharrueshme në bordin e një anijeje si një nga ambasadoret e firmës së njohur “Monet”.
Pas organizimeve të ndryshme të realizuara gjatë vitit, nuk kishte si të mungonte dhe ‘relaksi’ dhe festa e organizuar nga vetë firma për ambasadoret në botë. Nga fotot e postuara në “Instastory” duket se blogerja është duke i shijuar në maksimum këto ditë.