“Pushka top”, vijon debati mes Doganave dhe Irfan Hysenbelliut: Burracak që gjuan për llogari të bizneseve të veta

0
79
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave i është përgjigjur sërish biznesmenit Irfan Hysenbelliut pas disa materialeve të publikuara në mediat “Focus Group”.

Drejtori Genti Gazheli, tregon se sulmi ka ardhur pas një gjobe prej 23 715 310 ( njëzet e tre milon e shtatëqind e pesëmbëdhjetë mijë e treqind e dhjetë lekë) të vendosura ndaj Birra Tirana për evazion fiskal. Gazheli nënvizon se gjendet nën shantazh për të anuluar vendimin e tij. Për këtë ai tregon se do t’i drejtohet trupit diplomatik dhe organizatave mediatike.

Postimi i plotë

Grupi mediatik i pronarit Irfan Hysenbelliu, njëkohësisht edhe sipërmarrës i kompanisë “Birra Tirana”, ndëshkuar së fundmi me 23 715 310 ( njëzet e tre milon e shtatëqind e pesëmbëdhjetë mijë e treqind e dhjetë lekë) gjobë nga Dogana Shqiptare vazhdon shantazhin mediatik në adresën time. Ndërkohë pas autoriteteve shtetërore unë po vijoj informimin e partnerëve ndërkombëtarë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Po ashtu do të informoj edhe shoqatat e medias brenda dhe jashtë vendit për këtë shantazh ndaj meje personalisht, i cili është i tillë dhe s’ka lidhje me misionin e informimit të publikut sepse:

  1. Kjo akuzë është ngritur disa herë qysh prej vitit 2016 dhe faktikisht punonjësit e vënë në shënjestër nga organizata e Irfan Hysenbelliut nuk kanë asnjë dënim në Greqi. Përkundrazi, kanë dëshmi të pastër penaliteti nga autoritetet greke, sikundër është bërë publike më parë.
  2. Unë i kam gjetur në administratën doganore këta punonjës dhe as i kam sjellë nga shtëpia, as i kam promovuar për shkak të ndonjë lidhjeje të veçantë. Prandaj është shumë e qartë pse sulmohem dhe arsyeja s’ka lidhje as me rastin në fjalë, që daton në një kohë kur unë s’kam qenë fare këtu, as me lidhjen time me ta.
  3. Akuzat mbi mua ka lidhje me gjobën ndaj “Birrës Tirana” dhe unë jam paralajmëruar më parë që nuk duhet të hapja luftë me zotin Irfan, sepse “mediat e tij kanë futur nē burg Fullanin dhe kanë fuqi shkatërruese”.
  4. U kam thënë paralajmëruesve se zoti Irfan ka punën e tij dhe unë kam detyrën time, prandaj pushka top sepse nëse ai mediat i paska pushkë, unë detyrën shtetërore e kam sfiduar kundër evazionit fiskal dhe evazorëve si Irfan Hysenbelliu.
  5. Nuk është aspak çudi që si një burracak i vërtetë, që gjuan me pushkët e tij për llogari të bizneseve të veta, Irfan Hysenbelliu nuk i publikon ato që them unë për këtë rast, po nxjerr vetëm ato që thonë të urdhëruarit prej tij.
  6. Ju lutem mediave të tjera që t’i publikojnë natyrisht duke publikuar edhe versionit e ulët të zotit Irfan! Sepse publiku duhet t’i dëgjojë të dyja këmbanat dhe pastaj të gjykojë vetë.
  7. Doganat Shqiptare do të vazhdojnë të bëjnë punën e tyre, të thellojnë arritjet dhe të adresojnë boshllëqe dhe të meta që nuk mungojnë. Kush shkel apo ka shkelur ligjin do te vazhdojë të largohet nga puna. Por shkelja e ligjit dhe kalloja e shkelur e zotit Irfan jo vetëm nuk janë e njëjta gjë, po janë arsyeja pse unë jam me ligjin dhe Fania i famshëm është me kallon!
Zjarr Tv Ad