“Pushteti i Ramës, edhe pas kaq shumë skandaleve…”- Bamir Topi flet për lëvizjet e maxhorancës: Qeveri dhe kryeministër shumë i dobët

0
1878
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-presidenti i vendit Bamir Topi ka folur këtë të shtunë për situatën politike në vend përballë gazetares Nisida Tufa në emisionin “Kjo Javë” në News 24. Topi deklaroi se çdo gjë drejtohet nga kryeministri dhe jo nga qeveria, pasi shtoi se prej kohësh kryesocialisti nuk ka ekip në politikë.

Ai e ka quajtur qeverinë dhe kryeministrin “të dobët” duke thënë se “përveç ekstravagancës në komunikim nuk të ofron asnjë besim për të udhëhequr Shqipërinë në sfida më të forta”. Sipas Topit, një qeverisje tjetër që do ishte përfshirë në kaq shumë skandale që është përfshirë qeveria e Ramës, do të ishte larguar.

“Nëse do më pyesni se cila është arsyeja se edhe sezoni i verës ka qenë i mbushur me politikë, tregon se aktorët kryesorë politik, nuk mendojnë në mënyrë të ftohtë, për të ndjekur secili atë rregullin e jetës, por mendojnë si të projektojnë të ardhmen e tyre në pushtet. Një vend që ka inflacion ligjërimesh politike, në atë vend gjërat nuk shkojnë mirë. Unë si një aktor i vjetër i politikës, e kam parë këtë verë politike si njerëz që janë në hall. Por nëse shkon përtej deklaratave dhe sinqeriteti i tyre, shihet se halli i tyre nuk është halli i njerëzve.

Kur gjërat nuk funksionojnë, atëherë gjërat do të mbulohen me zhurmë. Së pari do rezervohem shumë nëse do e quaj qeveri apo pushteti i kryeministrit, sepse ka vite që në politikë nuk shohim ekip. Kjo e keqe Shqipërisë ka nisur t’i vijë në 2008, sot Berisha të bërtasë si të dojë, Berisha nuk bind më njeri, sepse nëse ka një përgjegjës për atë që Rama demonstron sot, është Berisha. Ramën me këtë pushtetet e ka prodhuar Berisha me ndryshimet kushtetuese të 2008”, tha ai.

Por a ka një lëkundje të qeverisë nga skandalet?

“Jo! ky është paradoksi. Çdo qeveri tjetër më këto situata do t’i kishte ditët shumë të shkurtra… Nëse do më pyesni se cila është arsyeja se edhe sezoni i verës ka qenë i mbushur me politikë, tregon se aktorët kryesorë politik, nuk mendojnë në mënyrë të ftohtë, për të ndjekur secili atë rregullin e jetës, por mendojnë si të projektojnë të ardhmen e tyre në pushtet.

Një vend që ka inflacion ligjërimesh politike, në atë vend gjërat nuk shkojnë mirë. Unë si një aktor i vjetër i politikës, e kam parë këtë verë politike si njerëz që janë në hall. Por nëse shkon përtej deklaratave dhe sinqeriteti i tyre, shihet se halli i tyre nuk është halli i njerëzve. Kur gjërat nuk funksionojnë, atëherë gjërat do të mbulohen me zhurmë.

Si konsumator i lajmit për inceneratorët, është skandal, nuk jam nga ata njerëz që flas pa pasur shifra reale, por bazohem në mekanizmin që ka demokracia. Shohim një opozitë që edhe kur ka opozitë që është e përçarë, një kryeministër që e ka figurat nën thundër Kuvendin, një parlament të përbërë nga njerëz që pjesa më e madhe janë indiferentë. Një nga sandalet që thellon më shumë atë që fola deri tani.

Është një situatë e zezë. Ku janë partitë aleate të opozitës? Ku janë ata që deri dje u futën në zgjedhje në një koalicion që premtonte fitore sipas Bashës? Kur s’ke fuqi, atëherë dalim që çfarë prisni nga populli?!”, u shpreh Topi.

Zjarr Tv Ad