Pushuesi nga Kosova gjendet i mbytur në plazhin e Durrësit

0
15
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Trupi i pajetë i një personi është gjetur në det nga Policia e Kufirit në plazhin e Durrësit. Viktima është gjetur i mbytur në largësi 1.5 milje nga stacioni i Hekurudhave.
Ai i përket një burri të moshës rreth 60 vjeç. Nga këqyrja paraprake, dyshohet se i përket një pushuesi nga Kosova, ndërsa në trupin e të tij nuk ka mjet identifikimi.
Policia kufitare ka nxjerrë në breg kufomën dhe aktualisht po dërgohet në morg, ku do t’i nënshtrohet ekspertizës.

Zjarr Tv Ad