Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar, kundërshtari i tij në zgjedhje Aleksei Navalny, po mbështetet nga Shtetet e Bashkuara.
Putin i bëri komentet, gjatë një takimi televiziv me redaktorët kryesorë dhe drejtuesit e disa mediave ruse më 11 janar.
Navalny, është një avokat që ka luftuar për të çrrënjosur korrupsionin qeveritar. Ai është ndaluar nga zyrtarët e zgjedhjeve që të marrë pjesë, për shkak të një dënimi penal për një pagesë.
I pyetur për kritikën e SHBA-së për vendimin dhe pretendimet se Rusia kishte ndërhyrë në zgjedhjet e SHBA, Putin deklaroi se Shtetet e Bashkuara po ndërhynin në çështjet ruse. Ai gjithashtu shmangi përmendjen e Navalny-t me emër, siç ka bërë shumicën e rasteve për politikanin e opozitës.