Putin: Liberalizmi është “vjetërsuar”

0
26
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Vladimir Putin është shprehur se liberalizmi është “i vjetërsuar” në një intervistë para se të nisej për samitin e G20.

Presidenti rus tha se ideologjia që ka mbështetur demokracitë perëndimore për dekada me radhë, kishte “tejkaluar qëllimin e saj”.

Kreu rus vlerësoi gjithashtu rritjen e populizmit në Evropë dhe Amerikë, duke thënë se idetë si multikulturalizmi nuk ishin më “të qëndrueshme”.

Komentet e tij erdhën në një intervistë për Financial Times.

Intervista u botua ndërsa liderët botërorë filluan bisedimet mbi tregtinë dhe sigurinë në Japoni.

“Liberalët nuk mund të diktojnë asgjë për askënd,”-tha Putin, i cili ka shërbyer si president për gati dy dekada.

Ai shtoi se liberalizmi ishte në konflikt me interesat e shumicës dërrmuese të popullsisë, duke marrë shembull kancelaren gjermane Angela Merkel që lejoi futjen e një numri të madh refugjatësh në Gjermani.

“Kjo ide liberale supozon se asgjë nuk duhet bërë, sepse emigrantët mund të vrasin, plaçkitin dhe përdhunojnë pa u ndëshkuar, sepse të drejtat e tyre si emigrantë duhet të mbrohen,”-shtoi Putin.

Presidenti tha gjithashtu se Rusia nuk ka problem me personat e LGBT por disa gjëra janë të tepruara për ta.

“Ata thonë se fëmijët duhet të kenë 5 ose 6 gjini. Le të jenë të gjithë të lumtur, nuk e kemi problem. Por kjo nuk duhet lejuar të errësojë kulturën, traditat dhe vlerat tradicionale të familjeve të miliona njerëzve që përbëjnë popullsinë bazë,”-theksoi Putin.

 

Zjarr Tv Ad