Putin merr dozën e dytë të vaksinës/Kam besim, se gjithçka do të jetë mirë

0
21
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti rus Vladimir Putin në një konferencë sot tha se kishte marrë dozën e dytë të vaksinës kundër Covid-19.

Duke folur në një takim të Shoqërisë Gjeografike Ruse, ai u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të vaksinohen.

“Unë dëshiroj t’ju informoj se tani, pak para se të hyja në këtë dhomë, unë gjithashtu mora dozën time të dytë, dhe shpresoj, ose më mirë të them, kam besim, se gjithçka do të jetë mirë. Dhe ju bëj thirrje të bëni të njëjtën gjë, të vaksinoheni”, tha Putin.

Kujtojmë që Putin dozën e parë të vaksinës kundër koronavirusit e mori më 23 mars. Ai preferoi të mos të tregonte se kë dozë, te kujt kompanie mori.

Zjarr Tv Ad