Putin ndjek Trump, për zhvillimin e forcave ajrore-hapësinore të Rusisë

0
20
Mandatory Credit: Photo by Anatoly Maltsev/EPA-EFE/REX/Shutterstock (9762785o) Donald J. Trump and Vladimir Putin Russia US Summit in Helsinki, Finland - 16 Jul 2018 US President Donald J. Trump (L) and Russian President Vladimir Putin (R) shake hands during a joint press conference in the Hall of State at Presidential Palace following their summit talks, in Helsinki, Finland, 16 July 2018.
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas presidentit të SHBA për krijimin e Forcës Ajrore, edhe presidenti i Rusisë ka kërkuar përshpejtimin e zhvillimit të forcave ajrore-hapësinore të këtij vendi dhe formimin e një force mbrojtëse përball armëve supersonike.

Agjencia e lajmeve TAS njoftoi se Vladimir Putin, presidenti i Rusisë, ditën e hënë deklaroi se Moska duhet të krijojë sistemet mbrojtëse kundër armëve supersonike para se armë të tilla të prodhohen në vendet e tjera.

Pudin në takimin e qeverisë në lidhje zhvillimin e sektorit mbrojtës të Rusisë, ka thënë se deri më tani përveç Rusisë, askush nuk ka armatime të tilla. Mirëpo Rusia e din se edhe vendet e tjera të botës herët a vonë do të prodhojnë armë të tilla.

Sipas Vladimir Putin, analizat e konflikteve ushtarake aktuale tregojnë se zhvillimi i sistemeve të mbrojtjes raketor është një prej prioriteteve të rëndësishme të forcave mbrojtëse ajrore-hapësinore të Rusisë.

Presidenti i Rusisë në fund ka thënë: “Forcat ajrore-hapësinore duhet të pajisen me sistemet më të sofistikuara raketore mbrojtëse duke përfshirë edhe sistemin raketor S-400 me rreze të largëta veprimi dhe me sistemet raketore të tjera me rreze të shkurta veprimi. Një prej detyrave tona është shtimi i kontrollit të hapësirës”.

 

Zjarr Tv Ad