Putin: Nuk kuptoj si 200 tifozë rusë rrahën mijëra anglezë

0
943
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti rus, Vladimir Putin i ka quajtur huliganët e dhunshëm të futbollit turp i Kampionatit Europian, por në të njëjtën kohë ka pyetur se si ka mundësi që tifozët rusë të rrahin anglezët që kanë qenë në numër më të madh, referon Express.

“Unë me të vërtetë nuk kuptoj se si 200 tifozë tanë kanë rrahur disa mijë tifozë anglezë”, tha Putin, derisa u përcoll me duartrokitje dhe të qeshura nga publiku.

Franca është tronditur gjatë Kampionatit Europian të Futbollit nga përleshjet mes tifozëve në qytetet franceze, me theks të veçantë të rrahjes brutale mes anglezëve dhe rusëve. Si rezultat i këtyre dy palëve ka pasur të dënuar në gjykata franceze dhe tifozë të shtrirë në spital. (b.an)

Burimi : / Javanews.al

Zjarr Tv Ad