PUTIN: PERËNDIMI DO TË LODHET NGA SANKSIONET

0
198
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, u tha liderëve rusë të biznesit se ai beson se vendet perëndimore do të lodhen “së shpejti” nga sanksionet kundër Moskës dhe se marrëdhëniet do të përmirësohen. Putin i bëri komentet në një takim me dyer të mbyllura me Unionin Rus të Industrialistëve dhe Sipërmarrësve – një grupim i shefave dhe manjatëve të kompanive. “Mendoj se ata që e bëjnë këtë, do të lodhen vetë së shpejti. Shpresoj se do të fillojmë rrugën e marrëdhënieve normale”, cituan mediat ruse Putinin, duke folur për sanksionet e ndërmarra nga Perëndimi. Komentet e Putinit vijnë disa javë përpara zgjedhjeve presidenciale të 18 marsit, të cilat pritet t’i fitojë Putin. Megjithatë, ka raporte se elita ruse është e shqetësuar për sanksionet që kanë pasur efekt në ekonomi dhe kanë komplikuar marrëveshjet tregtare dhe biznesore me Perëndimin. Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe të tjerë kanë vendosur sanksione kundër Rusisë, pasi kjo e fundit ka aneksuar Gadishullin ukrainas të Krimesë në vitin 2014 dhe ka ndërhyrë në konfliktin separatist në lindje të Ukrainës.

Zjarr Tv Ad