Putin urdhëron përgjigje reciproke ndaj SHBA-së

0
20
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti rus, Vladimir Putin, i tha ministrisë së Mbrojtjes, dhe agjencive të tjera qeveritare që të analizojnë kërcënimin e paraqitur nga një test i ri raketash amerikane, dhe të përgatisin një përgjigje reciproke.

Shtetet e Bashkuara thanë të hënën se kishin testuar një raketë balistike, që goditi shënjestrën e saj, pas më shumë se 500 kilometra fluturim.

Kjo është prova e parë e tillë, që kur Shtetet e Bashkuara u tërhoqën nga një traktat i kontrollit të armëve me Rusinë.

Putin tha se Rusia nuk mund të qëndrojë duarkryq, dhe se planet amerikane për vendosjen e raketave të reja në rajonin e Azisë dhe Paqësorit “ndikojnë në interesat tona thelbësore, pasi është afër kufijve të Rusisë”.

“Siç e dini, ne kurrë nuk kemi dashur, nuk duam dhe nuk do të përfshihemi në një garë të kushtueshme, destruktive të armëve”, tha Putin.

Shtetet e Bashkuara zyrtarisht u tërhoqën më 2 gusht nga Traktati i Forcave Bërthamore i vitit 1987 (INF) që ndaloi lëshimet e në tokë të raketave balistike me një interval midis 500 dhe 5,500 kilometra.

Shtetet e Bashkuara, në muajin shkurt, njoftuan se kishin planifikuar të tërhiqeshin nga marrëveshja, duker caktuar një periudhe tërheqjeje gjashtë mujore, pasi akuzuan Rusinë për vite me rradhë për shkeljen e paktit.

Zjarr Tv Ad