Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq deklaroi se është i shqetësuar për deklaratën e dytë të presidentit Biden dhe jo për atë se “Putini është kasap”.
“Unë e njoh Bidenin si një njeri shumë të kujdesshëm që përgatit gjithçka. Në bisedën tonë të parë kuptova se ai ka një ekip që e përgatit jashtëzakonisht mirë, nëse ai thotë diçka, nuk e thotë rastësisht”, tha presidenti serb në Tv Prva.
Ajo që është interesante është se kjo ende po shkon në drejtim të konflikteve të reja dhe kjo deklaratë është shumë më e rëndësishme, e ajo është përgatitja për një luftë afatgjatë.
Presidenti iu referua edhe shkrimit të “Guardian” se paqja në rajonin tonë është e rrezikuar, duke thënë se gjithçka është “gënjeshtër”.