Pyetet për “Ballkanin e Hapur”, kryeministri holandez Mark Rutte jep këtë përgjigje: Është në favor të integrimit rajonal, Kosova duhet…

0
29
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Holandez Mark Rutte ka shprehur hapur mbështetjen për “Ballkanin e Hapur” madje i ka bërë thirrje Kosovës, Malit të Zi dhe Bosnjës që të bëhen pjesë e kësaj nisme e cila sipas tij ndihmon vendet e rajonit për tu integruar.Gjatë deklaratës për mediat, Rutte tha se “Ballkani i Hapur” ndihmon për hapat e mëtejshme të bisedimeve me BE, ndërsa nuk kurseu as elozhet për Ramën.

Mark Rutte flet për “Ballkani i Hapur”:
Sa i përket Ballkanit të Hapur ne jemi në favor të integrimit Rajonal, për aq kohë sa është i hapur për këdo. Unë e kuptoj që është shumë i hapur për Malin e Zi , Kosovën, për Bosnjën e Hercegovinën që të bëhen pjesë sepse ndihmon më shumë për tu punuar më shumë për hapjen e mëtejshme drejt bisedimeve të anëtarësimit.

Unë jam i shqetësuar për Bosnjë Hercegovinën, pasi duket sikur serbët e Bosnjës po shkelin marrëveshjen e Dejtonit dhe kushtetutën. Po punojmë në nivelet e BE për të stabilizuar situatën dhe për të parandaluar sistemin politike të ndahet përgjatë vijave etnike. Kjo thekson rëndësinë e dialogut, por edhe të udhëheqjes së politikanëve të lartë Ballkan.

Me Edi Ramën që është një shembull i mirë dhe është i respektuar në gjithë rajonin për të bërë atë që mundet që rajoni të mbetet i stabilizuar. Shqetësimi ynë është se ajo çfarë vjen si anë negativë e kësaj është një influencë në rritje e Turqisë, Rusisë dhe e Kinës dhe ne jemi të interesuar që perspektiva e BE të jetë e pranishme këtu dhe jo perspektiva e lidhjes me Rusinë, Kinën apo Turqinë“, tha Rutte.

Zjarr Tv Ad