Pyetet për rritjen e çmimit të bukës, Rama i shmanget gazetares: Nuk është votuar akoma qeveria e re…

0
47
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama, ka folur menjëherë pasi doli nga kryesia e Kuvendit.

Përveç temës kryesore për përjashtimin e Sali Berishës nga PD-ja, kryeministri është është pyetur gazetarët për çmimin e rritur të bukës.

Kur erdhët në pushtet në vitin 2013, premtuat uje të çmimeve për ushqimet e shportës së përditshme. Ditët e fundit është rritur çmimi i bukës, keni ndonjë koment për këtë problematikë?

“Të falënderoj sepse këto janë pyetjet që do të rrija me orë t’i përgjigjesha. Nuk përgjigjem dot për këtë sepse nuk është votuar akoma qeveria. Më pyesni dhe më shfrytëzoni për të pyetur për gjërat që janë të bëjnë me të ardhmen e vendit. E shkuara ngelet tek e shkuara ne partia socialiste jemi e ardhmja”, iu përgjigj Rama duke iu shmangur problematikës sociale.

Zjarr Tv Ad