Pyjet e shiut në Brazil po digjen me shpejtësi rekord

0
29
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pyjet e shiut në Brazil kanë patur një numër rekord zjarresh këtë vit, njoftoi agjensia e hulumtimit hapësinor të vendit.

Gjatë 2019, zjarret kanë qenë 83% më të shpeshta se në 2018, në të njëjtën periudhë.

Para disa javëve, Presidenti Jair Bolsonaro pushoi kryetarin e agjencisë për të dhënat e tij për shpyllëzimin.

Tymi nga zjarret shkaktoi një ndërprerje energjie në qytetin e Sao Paulo të hënën.

Ndërprerja zgjati rreth një orë dhe u shkaktua nga erërat të forta që sillnin tym nga zjarret pyjore që digjeshin në shtetet e Amazonas dhe Rondonia, më shumë se 2,700 km larg.

Pylli më i madh i shiut në botë, Amazon është një “dyqan” jetësor i karbonit që ngadalëson ritmin e ngrohjes globale.

Konservatorët fajësojnë presidentin Bolsonaro, duke thënë se ai ka inkurajuar prerësit dhe fermerët të pastrojnë tokën.

Zjarr Tv Ad