Qafoku i surprizuar nga vendi i tretë në zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës: S’pritej

0
114
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari Roland Qafoku komentoi në Euronews Albania rezultatin e zgjedhjeve lokale në Bashkinë e Tiranës.

Qafoku theksoi se fitorja e Veliajt, dhe vendi i dytë i Belind Këlliçit ishin të pritshme. Ai shtoi se surpriza është vendi i tretë, ku Arlind Qori ka tejkaluar Partinë Demokratike zyrtare.

Qafoku theksoi se askush nuk e priste që një parti e sapo formuar, pa finanaca dhe logjistikë të merrte 5% në zgjedhjet lokale në Tiranë.

“Nuk pritej as kjo. Ne ishim të bindur se Bejko do të dilte i treti dhe Arlind Qori do të merrte vetëm ca vota. Kjo tregon se jo vetëm është braktisur Partia Demokratike zyrtare. Jo vetëm është braktisur Partia Demokratike në koalicionin Bashkë fitojmë, por elementë të rinj që nuk është se kanë financa, mbështetje financiare apo logjistikë, kanë arritur ta kapërcejnë një përqindje që nuk e mendonte kush. Është një shenjë që tregon se aktorët e rinj janë ngritur. Nuk është shifër e ulët 5% që mund të shkojë dhe 6 dhe 7. Nuk është pak kjo, që ai nuk ka një parti të strukturuar mirë. Që nuk ka as financa as media”, tha Qafoku.

Zjarr Tv Ad