Një nga qarqet e prekura nga tërmeti i të martës, është edhe qarku i Lezhës. Në këtë qark janë dëmtuar 56 pallate e 181 banesa private ku mijëra banorë kanë mbetur pa strehë. Konkretisht në bashkinë e Kurbinit janë dëmtuar 28 pallate me 560 apartamente ku në to jetojnë rreth 2200 banorë. Banesa private në Kurbin të dëmtuara janë 75 ku strehoheshin 300 banorë.
Për të verifikuar të gjitha rastet dhe për të shpallur nëse banesat janë të banueshme apo jo janë ngritur tre gupe me specialistë nga Tirana dhe të huaj. Në bashkinë e Lezhës janë 15 pallate të dëmtuara me 250 apartamente ku në to jetonin rreth 1 mijë banorë. Banesa private të dëmtuar anë bashkinë e Lezhës janë 79, ku në to strehoheshin 300 banorë.
Në Bashkinë e Mirditës po ashtu janë dëmtuar 13 pallate me 250 apartamente, ku në to jetonin rreth 1 mijë banorë. Banesa private në bashkinë e Mirditës janë 27, ku në to jetonin 100 banorë. Në njësinë administrative Rubik është dëmtuar një çerdhe.
Në bashkinë e Lezhës dhe atë të Miriditës, pritet që të vijnë ekspertë nga Tirana për të bërë të mundur vlerësimin e të gjitha objekteve të dëmtuara nga tërmeti.