Qarkullonte me leje drejtimi të falsifikuar, arrestohet 29-vjeçari

0
12
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia ka vënë në pranga një 29-vjeçar pasi rezultonte  të ishte me leje drejtimi të falsifikuar.

Shtetasi me iniciale A.S, u arrestua në kushtet e flagrancës për veprën penale të falsifikimit të dokumentave.

Sipas policisë ky person u kap pas një informacioni të adresuar në Policinë e Shtetit në rrjetet sociale, dhe pas verifikimit u konfirmua se leja e drejtimit i ishte pezulluar për një periudhë kohe 12 muaj.

Njoftimi i Policisë

Qarkullonte me leje drejtimi të falsifikuar, denoncohet nga qytetarët, përfundon në pranga. Pas një informacioni, adresuar Policisë së Shtetit në rrjetet sociale mbi një shtetas që drejtonte mjetin me një patentë të falsifikuar ( me foton e tij por me identitet tjetër), Policia Rrugore e kryeqytetit bëri ndalimin e shtetasit me iniciale A.S vjeç 29, i cili nga verifikimi rezultoi se dispononte një leje drejtimi të falsifikuar me foton e tij dhe identitet tjetër.

Në këto kushte u bë arrestimi i tij në flagrancë për veprën penale të falsifikimit të dokumentave zyrtare si dhe masa administrative plotësuese e heqjes së lejes së drejtimit, për shtetasin me iniciale A.S, pasi nga verifikimi rezultoi se qarkullonte në mënyrë abuzive gjatë kohës që i ishte pezulluar leja e drejtimit për një periudhë 12 muaj, në korrik 2018, për shkak se nuk ishte bindur shenjës së ndalimit të patrullës së policisë rrugore dhe kishte konsumuar disa shkelje të tjera administrative.

 

Zjarr Tv Ad