Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një konferencë për mediat këtë të enjte tha se perhapja e informacionit se ne dosjet e sigurimit te shtetit eshte edhe emri i tij, eshte pjese e nje agjende antikombetare te Edi Rames.
Ilir Meta: Unë që sot të mbledhin Parlamentin, do shkoj vetë në parlament, tre kartela më duhen mua me vete që t’i nxjerr atje dhe ata t’i sjellin të gjithë anëtarët e autoritetit të manipulimit të dosjeve.
Të sjellin dhe A.L etj, por kjo nuk është cështja më e rëndë ku është impilikuar Edi Rama në kapjen e shtetit që e ka bërë në shërbim të agjenturave armiqësore kundër Republikës së Shqipërisë, të agjenturave armiqësore.
Se e merr email A.H e con andej te vetja e sjell prapë këtu në mënyrë anonime gjoja në emër të miqve amerikane që na paskan ruajtur këto sekrete të papara për Ilie Metën.
Shumë shpejt do provohet që kjo është pjesë e një agjende antikombëtare.
Që sot të mblidhet Parlamenti se në shtator kemi gjëra shumë më të mëdha e të rëndësishme pasi të qetësojmë dhe Linditën që ti bëjë pushimet më mirë.
Me ilir Metën këto nuk shkojnë