Kryetari i PD, Lulzim Basha ka këmbëngulur sa i përket propozimit të tij për Vettingun në politikë me qëllim spastrimin e skenës politike nga politikanët e korruptuar që kanë shpërdoruar besimin e popullit.
Me anë të një postimi në rrjetin e tij social Tëitter, Basha ka vënë në dukje shifrat e larta të korrupsionit në Shqipëri, duke theskuar se vendi ynë renditej i pari në Europë sa i përket nivelit të lartë të rryshfetit.
Postimi i plotë Lulzim Basha në twitter:
Që të mos jemi të parët në Europë për përhapjen e korrupsionit në të gjitha nivelet e qeverisjes dhe të dytët në botë për ryshfetin, Shqipëria ka nevojë për vetting në politikë. Rrëzimi i murit të korrupsionit, si pengesa që varfëron familjet shqiptare, cënon rendin & sigurinë dhe vret demokracinë, do çlirojë potencialin e jashtëzakonshëm të Shqipërisë dhe do të hapë rrugën drejt BE-së.”