Qëlloi me armë zjarri punonjësin e IMT-së në Tiranë, policia i vë prangat autorit! Ja si është gjendja e të plagosurit

0
73
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Qani Muça, personi që plagosi me armë zjarri  një ditë më parë punonjësin e IMT-së në Tiranë është vënë në prangat e policisë.

Blutë bëjnë me dije se i plagosuri ndodhet në spital prej ditës së djeshme ndërkohë që tashmë e ka kaluar rrezikun për jetën.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Jetës arrestuan në flagrancë shtetasin Q. M., banues në Tiranë, pasi pasditen e djeshme ka plagosur me armë zjarri shtetasin I. G. (punonjës i IMT-së), i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit me të cilën dyshohet se autori ka kryer krimin”, bën me dije policia.

Zjarr Tv Ad