Qëlloi me gurë policin në protestë, arrest shtëpie për zyrtarin e Ballshit

0
16
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjykata e Fierit ka vendosur masën e sigurisë “arrest shtëpie” për shtetasin Pëllumb Isufaj, i arrestuar të dielën e shkuar pasi qëlloi me gurë një punonjës policie në protestën e Partisë Demokratike. Sipas provave te paraqitura nga avokati i inspektorit të mjedisit në Bashkinë e Ballshit, nuk është ky personi qe ka qëlluar me gurë efektivin e FNSH-së.

Ndërkohë, gjykata ka vendosur masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për dy protestues të tjerë të arrestuar për protestën e zhvilluar në qytetin e Fierit ku pati përplasje me policinë. Seanca zgjati më shumë se dy orë pas këqyrjes se provave dhe analizimit të pamjeve filmike.

 

Zjarr Tv Ad