Qëlloi punonjësin e IMT, Qani Muça lihet në burg, avokatja Kalaja: Arma ishte e punonjësit, klientit i kanë vjedhur 80 mijë euro nga banesa

0
248
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e Prokurorisë për të lënë në burg Qani Muçën, me akuzën e tentativës së vrasjes me paramendim, pasi qëlloi me armë zjarri në bark një prej punonjësve të IMT-së që kishin shkuar t’i shembnin shtëpinë.

Avokatja e Hoxhës, Adriana Kalaja ka këruar në seancën e sotme që akuza të ndryshohet në “tentativë vrasje në gjendje të rënduar psikologjike”, por kërkesa nuk u pranua nga Gjykata.

Kalaja tha se arma me të cilën u krye plagosja nuk ishte e Qani Muçës por e punonjësit të IMT-së. Sipas saj, Hoxhës i kishin vjedhur nga banesa e shembur një shumë prej 80 mijë eurosh.

Ajo tha se shembja u krye pasi Muça nuk pranoi të jepte tokën për ndërtimin e një pallati.

“Ngjarja ka ndodhur pa dashjen e klientit tim, nuk ka qenë e paramenduar, ka ardhur nga një situatë e rëndë psikike pasi po i prishej shtëpia dhe nga ana tjetër e provokuar edhe nga punonjësi i IMT-së. Ne kërkuam rikualifikimin e çëshjtes. Unë mendoj që gjykata në pamundësinë edhe të provave, vendosi të pranojë kërkesën e prokurorit, por ne do ta ndjekim edhen ë Apel këtë çështje pasi ka dy elemente që duhej të merreshin parasysh.

Qani Muça e ka deklaruar edhe më herët, se arma e krimit, nuk ishte e tij por e punonjësit të IMT-së. Pra duhet të hapen kamerat dhe të shihet se klienti im nuk ka qenë me armë dhe se më herët ka qenë. Ai më tej ka deklaruar se punonjësit e IMT-së, i kanë vjedhur edhe një shumë parash rreth 80 mijë euro të cilat i ka pasur në ndërtesën që u shemb. Uprovokua nga punonjësi i IMT-së që i ka thënë se meqë nuk donte hyrje në pallat të rrinte mes katër rrugëve”, tha ndër të tjera avokatja Kalaja.

Zjarr Tv Ad