Qendra Operacionale e Emergjencave bën bilancin në Lezhë

0
15
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Qendra Operacionale e Emergjencave në Lezhë ka bërë bilancin e pasojave të tërmetit në këtë qark. Përfaqësuesi i Komitetit Ndërministror për Emergjencat Civile, për Qarkun Lezhë Etjen Xhafaj ka bërë një rezyme të gjendjes në këtë qark.

“Pikë së pari duam të informojmë qytetarët që jetojnë në pallate se jo të gjitha pallatet të cilat janë përcaktuar si të pabanueshme do të shemben. Pra do të ketë një proces të dytë rivlerësimi, gjatë së cilit do të vlerësohet edhe ndërhyrja e mundshme. Ka raste kur do të ndërhyhet strukturalisht, ndërsa për raste të tjera do të ketë një vendim specifik nga Këshillat Bashkiakë të bashkive për të specifikuar atë që do të ndodhë. Pastaj do të mundësohet edhe afrimi në këto godina i qytetarëve, të shoqëruar nga policia, si dhe nga instancat e tjera ligjore e shtetërore për të mundësuar tërheqjen e orendive shtëpiake dhe mjeteve të qytetarëve.

Sot ka vijuar vlerësimi dhe certifikimi i banesave, në bashkëpunim me 6 grupe nga Kosova. Nesër do të ketë një trajtim dhe rishpërndarje të re të grupeve të vlerësimit nga të treija bashkitë në territor. Po ashtu është marrë një vendim i Këshillit Bashkiak Lezhë për të vijuar me bonusin e qirave për qytetarët e Lezhës. Nesër do të ketë mbledhje të Këshillave Bashkiak në Kurbin dhe në Mirditë, për të marrë vendime në lidhje me këto çështje. Këshilli Bashkiak Kurbin do të marrë vendim dhe njëhere për pallatet e dëmtuara. Sot është bërë evakuimi i një pjese të Spitalit të Laçit, në Bashkinë Kurbin në drejtim të Spitalit Lezhë. Kemi shtuar shërbimet ambulantore. Kemi mbajtur hapur në qytetin e Laçit shërbimet e emergjencës. Është shumë e rëndësishme të kemi mirëkuptimin e qytetarëve dhe bashkëpunimin me grupet e vlerësimit por dhe me ekipin e gjithë ndihmës shtetërore dhe të Shtabit të Emergjencave Civile”, tha Xhafaj.

Zjarr Tv Ad