“Qendrat e Votimit u kthyen në bordello Rilindase”, Meta për zgjedhjet e 14 Majit: Grupet kriminale dolën hapur krah partisë

0
35
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, pasditen e sotme mblodhi kryesinë ku dhe foli lidhur me rezultatin e zgjedhjeve të 14 Majit.

Gjatë fjalës së tij Meta ritheksoi se rezultati nuk do të pranohet pasi ishte fryt i një masakre zgjedhore. Ai rënditi të gjitha arsyet të cilat çuan në humbjen e opozitës, duke filluar nga shpërndarja e shpërblimeve, te shit-blerja e votave dhe presionet e bëra nga administrata ndaj qytetarëve.

“Procesi zgjedhor i 14 majit, ishte një fitore e krimit ndaj lirisë të së zgjedhurit, shkrirje e policisë me krimin kundër vullnetit të lirë të qytetarëve. Grupet kriminale dolën hapur krah partisë pushtet e policia nuk ndërhynte e nuk paraqitej askund ku denoncoheshin të tilla veprime kriminale.

Qindra pajisje të identifikimit elektronik nuk punonin sa të gjithë e panë sa edhe kryetari i KQZ ishte viktimë e këtyre pajisjeve. Boja në gishtin e votuesve fshihej menjëherë. U gjakosën komisionarë nga kriminelë të Rilindjes në administratë e bandat e saj aktive. QV u kthyen në bordello Rilindase ku dhunohej çdo ligj.

Qindra milion euro të pista u hodhën në fushatë për të blerë vota dhe një fakt që provon këtë është edhe rënia e kursit të euros. Një armatë e tërë ministrash e administratë sulmuan QV me presion ndaj votuesve. Dhjetra milion euro u hodhën në mënyrë të paturpshme për asfalt elektoral. Për devijimin e rezultatit në momentin e fundit, një rol kryesor luajtën burgjet, shembull ishte kutia e fundit e burgut në Rrogozhinë.

Detyrë e jona të thellojmë dokumentimin e krimit ligjor, të vijojmë kontestimin ligjor të çdo rezultati të kësaj natyre. Të përgatitemi për të rikthyer zërin e opozitës në pushtetin vendor, që nuk rezultonte në 4 vite”, tha ai.

Zjarr Tv Ad