Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Avokat Spartak Ngjela i ftuar sot në emisionin “Në’kohë” u shpreh se konflikti mes Rusisë dhe Ukrainës mund të sjellë pasoja edhe në Ballkan, madje më tepër në Kosovë.
Ngjela është shprehur se pasojat mund të ndjehen edhe në Kosovë për shkak të mos anëtarësimit të saj në NATO.
“Kjo situatë mund të ndikojë në Kosovë për shkak se nuk është në NATO, ndërsa për Shqipërinë nuk ka asnjë shqetësim. Ndërsa qëndrimi i SHBA sipas optikës duket si kurth për Rusinë”, tha Ngjela.
Avokat Ngjela e ka cilësuar të drejtë qëndrimin e Shqipërisë krahë SHBA-së.
“Qëndrimi Shqipërisë në raport me situatën e ndezur është pozitiv, pasi bëhet fjalë për rreshtim në krahë të aleatit më të madh siç është SHBA”, tha Ngjela.