Ekipi i shpëtimit malor, Corpo Nazionale Soccorso Alpino e Speleologico, ka postuar në lidhje me incidentin në Facebook .
Në postim, ekipi shpjegoi se pronari i Ash, një burrë 33 vjeç nga Trieste, Itali , kishte thyer kyçin e këmbës, ndërsa ai dhe Ash, po bënin një ngjitje në male.
Burri u tha zyrtarëve se ai kishte “rrëshqitur për disa metra në një kanal” dhe pavarësisht thyerjes së kyçit të këmbës dhe dëmtimeve të tjera nga rënia e tij, ai u tërhoq pranë ujit.
Sipas People, aksidenti ndodhi në një lartësi prej 2,300 metrash dhe burri nuk ishte në gjendje të thërriste për ndihmë, sepse nuk kishte asnjë sinjal në zonë.
Pavarësisht nga kushtet, burri tha se “arriti të mbijetojë falë shoqërisë së qenit”, sipas postimit në Facebook.
Zyrtarët filluan ta kërkonin burrin të enjten në mëngjes herët, pasi e dashura e tij raportoi atë të zhdukur kur ai nuk u kthye, siç ishte planifikuar, të hënën, thuhej në postim.
Një ekip kërkimi u nis me një helikopter për të kërkuar burrin.
Ata zbuluan “dritën metalike” të një batanijeje termike dhe ishin në gjendje të gjenin burrin të shtrirë në tokë rreth 100 metra larg saj.
Kur skuadra mbërriti, burri ishte i plagosur dhe mavijosur, “por i vetëdijshëm dhe kishte me vete qenin e vogël Ash”.
Ai ishte “i etur dhe i uritur” dhe pasi u stabilizua nga një ekip mjekësor, ai u fut në helikopter rreth orës 9 të mëngjesit.
Ash u bashkua me pronarin e tij gjatë fluturimit për në qytet.