Një vogëlushe shqiptare, Granita Berisha, shtatë vjeçe është dashur të qëndrojë në spital disa ditë, pasi u kafshua nga një qen në Rickenbach LU, Zvicër, njofton “Blick. Në fillim të shtatorit, dy kalimtarë e kishin çuar Granitën e vogël tek mamaja të mbuluar me gjak dhe duke qarë. Mbi syrin e djathtë të vogëlushes kishte një plagë të shkaktuar nga kafshimi.
Ngjarja ndodhi dy muaj më parë, por vetëm tani ëhstë bërë e mundur të gjendet kush ishte pronarja e qenit. Pronarja i kishte dhënë ndihmën e parë vogëlushes, por pastaj ishte largua . Mirëpo policia e ka kërkuar me ngulm gruan me flokë të shkurtër dhe të bardhë. Më në fundi ajo u paraqit vet si dëshmitare në polici.
Pasi disa persona ishin marrë në pyetje për incidentin, më në fund, pronarja u zbulua dhe tani do të denoncohet se nuk e mbikqyri siç duhet qenin. Po ashtu, do të gjykohet nëse ajo do të mbajë përgjegjësi për plagët që qeni ka shkaktuar tek fëmija.