Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka zhvilluar takim me të rinjtë në Librazhd.
Teksa ka mbajtur mbatur fjalën e tij Rama u shpreh se shumë njerëz i thonë se përse është i ngrysur dhe nuk buzëqesh.
Kryeministri u shpreh i bindur se do të fitojë këtë mandate, teksa tha se gjëja e parë që mendonte sa zgjohej në mëngjes nga gjumi ishte se sa shtëpi do të ndërtoheshin dhe sa vaksina do të bëheshin.
“Më shkruajn po qesh o burre. Mos dil kaq i ngysur se dukesh i lodhur. Sigurisht që ne do fitojmë, padiskutim që ne do fitojmë, por më besoni nuk është e lehtë të qeshësh, nuk është e lehtë të të jesh i pangarkuar dhe të dukesh i freksët sikur ke fletur gjumë 10 orë. Se për mua u bë më shumë se 1 vit që ka qenë një kohë shumë e vështirë, qëkur mora lajmin që ra tërmet. Një lajm për termetin dhe për dëmet e jashtëzakonshme, ndryshimi në jetën time aty në majë ishte shumë i madh.
Sepse nga ai moment e deri në sot unë asnjëherë nuk ndaj veten time, besojeni ose jo nga ata të cilët presin të kthehen në shtëpi, nga nxënësit që presin të rikthehen në shkollë dhe nga të moshuarit që presin të çlirohen nga makthi i tmerrshëm dhe nga pasiguria nga armiku i padukshmë. Koha e rreshtimit me zemër e mish e shpirt, krah për krah të gjithë atyre që në asnjë mënyrë nuk duhet të ndihen vetëm. Kur sapo hap sytë gjëja e parë që mendoj është; sa shtëpi do të hapen sot për ta, sa vaksina do të bëhen sot,” tha Rama.