“Qeveri hale dhe polici e tredhur nga krimi”, Murrizi shpërthen për ngjarjen e Fushë Krujës

0
640
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-deputeti Myslim Murrizi ka shpërthyer në akuza të ashpra ndaj Policisë së Shtetit për ngjarjen e ndodhur në Fushë Krujë, ku dy kushërinj të fisit Maja u rrahën barbarisht nga anëtarë të fisit të deputetit të PD, Rrahman Rraja.

“Operacion blic i forcave “speciale” te nje qeverie hale qe ka nje polici te tredhur nga grupet kriminale. Minimalja duhet te shkarkohet dhe te largohet perfundimisht nga policia e Shtetit te gjithe drejtuesit funderrina, plehra dhe felliqesira te komisariatit Kruje”, shkruan ai ndër të tjera.

Murrizi thotë se në momentet e para Policia e Shtetit ka tentuar ta fshehë ngjarjen dhe personat e përfshirë në të.

“Per tentative te mbulimit te kesaj ngjarje dhe fshehjes se disa emrave kryesor ne deklaraten e policise dhe mos perfshirjen ne listen e personave te shpallur ne kerkim duhet te shkarkohet dhe te qerohet nga policia e Shtetit drejtori i policise se qarkut Durres”, thotë ish-deputeti.

Zjarr Tv Ad