LSI ka dënuar me ashpërsinë më të madhe sot, heshtjen kriminale të qeverisë dhe të organeve të drejtësisë ndaj vdekjes tragjike të dy punëtorëve dje në Tiranë, që humbën jetën në moshë të re dhe plagosjen e rëndë të tre tjerëve.
Petrit Vasili, nënkryetari i LSI, në një deklaratë për mediat u shpreh se kemi një shtet të pamëshirmëm, një shtet katil. Vasili tha: “Dje në mes të Tiranës ka ndodhur një ngjarje shumë e rëndë, një aksident nga më tragjikët në punë, i cili ka shkaktuar vdekjen e 2 qytetarëve, Ergys Brahimaj dhe Orjan Kodra dhe janë plagosur 3 të tjerë të cilët ndodhen në spital, Genti Bardhi, Euglidios Lika dhe Altin Marku.
Ne jemi këtu për të shprehur ngushëllimet nga zemra për vdekjen e këtyreve 2 qytetarëve të ndershëm të cilët humbën jetën duke punuar për të nxjerë me djersën e ballit bukën e gojës dhe mbijetesën e familjeve të tyre dhe njëherazi ju urojmë shërim të shpejtë patjetër atyre që janë plagosur të cilët po luftojnë për shëndetin e tyre.
Por sot është dhe një moment shumë I rëndësishëm që një ngjarje e përmasave të tilla kaq të mëdha e tragjike e konsumuar në mes të Tiranës, për të shkëmbyer me ju të nderuar qytetarë disa të vërteta të mëdha të cilat janë në mes tuaj po të cilat nuk mund të fshihen më.
Sot siç e shikoni që nga dje dhe gjatë gjithë ditës së sotme e gjithë qeveria e telendarëve më të padëgjuar që ka parë ky vend nuk ka shpenzuar një fjalë të vetme për këta burra që humbën jetën thjeshtë dhe vetëm për të nxjerrë bukën e gojës duke punuar në ato kushte rreziku të cilëve ju mor jeta.
Pikërisht kjo qeveri e kjo bashki, sërisht jua them këta telendarë të padëgjuar që kanë qarë dhe kanë larë për një kërpudhë të shtrembër përpara oborrit të Kryeministrit të çmendur, që kanë qarë edhe kanë larë për barin që me demek kishte shqetësuar shumë bashkinë, që janë marrë me muaj të tërë për një plagosje majash gishtash të një police, sot nuk hapin gojën për njerëz të thjeshtë që kanë humbur jetën në punë për të nxjerrë bukën me djersën e ballit, për të nxjerrë mbijetesën e tyre, se ju e dini fare mirë sesa paguhen.
Këta njerëz të cilët i kanë kthyer spitalet tona në vend peligrinazhi dhe parade kur u është dashur për të bërë propagandë, asnjë prej tyre nuk vetë që të vizitojë ata të plagosur atje që kanë humbur jetën, sepse shteti nuk kishte mundësi dhe nuk donte dhe refuzonte që të krijonte sigurinë minimale në punë që do ju garantonte jetën atyre.
Pra këta që e njihnin derën e spitalit për të tjerë që u hynin në punë për propagandë, sot nuk e njohin dhe këta njerëz zëre së nuk ekzistojnë për ta.
Këto fasada të cilat lyhen dhe zhgërryhen me projekte formale edhe informale janë shumë më të rëndësishme për ato që janë, që do ti përfitojnë e ata që jetojnë brenda këtyre banesave sesa këta qytetarë që humbasin jetën në punë e sipër, në punën e ndershme të tyre.
Ju e dini shumë mirë dhe e keni parë sesi këta që ulërasin për një pllakë të venë në bulevard, apo që shpenzojnë miliona lekë, vëmendje, kamera duke ngulur e shkulur pisha nëpër autostrada, duke vjedhur paratë, apo disa të tjerë që bëjnë sikur po vendosin shtetin në vend duke luftuar me kuponët e një kafeje e një uji që
Shqiptarët u kanë lejuar vetes se më shumë nuk konsumojnë dot nëpër klube, në varfërinë që I ka pllakosur. Sot nuk ka një fjalë të vetme që të thonë për këta njerëz. Kjo prokurori dhe ky shtet të gjithë së bashku kanë gjetur zgjidhjen
Kjo prokurori dhe ky shtet, të gjithë së bashku, kanë gjetur zgjidhjen e mrekullueshme sipas tyre që ka dy palë qytetarë. Qytetarët, humbja dhe vdekja e të cilëve ka rëndësi. Apo dhe plagosja. Apo dhe trembja e tyre në një ambiente publik.
Ka shumë rëndësi dhe ulërihet, bërtitet. Shikon gra, ministresha, burra, ministra, kryeministra, zv.kryeministra që qajnë e lajnë para familjeve të tyre, por ka edhe disa qytetarë të tjerë, humbja e të cilëve nuk ka asnjë vlerë, siç janë pikërisht Ergys Brahimaj dhe Orian Kodra. Nuk ka asnjë rëndësi jeta e tyre. Edhe ngushëllimin jua kursejnë. Sepse është më e rëndësishme bujurdia para kamerave, patetizmi, fryrja sikur ç’do bëjnë për atë barin e shkelur të bashkisë edhe për atë kuponin e kafesë, se sa humbja e jetëve të njerëzve.
Prokuroria dhe shteti, janë kujdesur siç i shikoni të rrijnë në heshtje dhe të mos flasin fare. Pra nuk ekzistojnë këto gjëra dhe të merren e të arrestojnë administratorët e firmave, etj. po kush janë ata përgjegjësit në qeveri a bashki, që do të kryejnë inspektimin në punë?
Që nuk do të lejonin të kishte kushte pasigurie?
Do të garantonin çdo gjë që kjo punë të zhvillohej në rregull?
Dhe mbi të gjitha, nuk do kishte kurrë mundësi që të humbisnin jetën njerëzit? Po u ka interesuar më tepër që të ndrisin e të shkëlqejnë fasadat e shtëpive të tyre pa çka se këta njerëz humbasin jetën.
Ne kemi pasur dhe e kemi besoj dhe për pak ditë, një kryeministër që nuk përton të bëhet telendinë në facebook të tij dhe kudo, të përgojojë të madh e të vogël, burrë të ri apo të moshuar me të gjitha llojet e budëllallëqeve dhe gomarllëqeve që ka kjo botë.
Një llafazan i sëmurë i cili nuk gjen dot një fjalë të vetme për këta njerëz, e që nuk ka kurajon që të vizitojë ata të tjerët që ndodhen në spital. Pra kemi përball një shtet të pamëshirshëm.
Katil dhe për interesat e tij të vogla dhe të ngushta. Të pandjeshëm ndaj hallit, i cili, nuk do të dijë për njeriun e zakonshëm dhe të ndershëm. Për të cilin, është një numër, është një hiç. Dhe ndaj, ne të gjithë së bashku kurrë nuk duhet të na zërë gjumi duke kuptuar se çfarë shteti kemi.
I cili nuk i intereson asgjë nga jeta e qytetarëve apo interesave të tyre, por, vetëm interesi i ngushtë i fitimit, i komoditetit, i propagandës, i demakogjisë së tyre të pështirë dhe të neveritshme, vetëm e vetëm për të shtyrë disa sekonda, disa ditë në pushtet. Sepse çdo ditë në pushtet, janë ca lek më shumë në xhep. Ndaj, të pa pajtueshëm me këtë shtet, thash: të pa ndjeshëm, shurdh, qorr ndaj hallit dhe fatkeqësisë të njeriu të zakonshëm që me djersë dhe me mundim të madh e nxjerr atje, vetëm e vetëm për të mbajtur familjen në këmbë ndaj këtij shteti të poshtër.
Të gjithë qytetarët duhet të jenë të gjithë bashkë. Të mos bëjnë asnjë hap pas në mënyrë që kjo klik e neveritshme të largohet një herë e përgjithmonë dhe në shtet të ketë shërbëtor kokë ulur. Modest dhe punëtor që ta dijnë, që janë gjithë jetën e tyre kur të jen ulur në ato karrige, shërbëtor të popullit dhe kurrën e kurrës nuk duhet të mendojnë që do të jenë shfrytëzues edhe të djersën edhe të gjakut edhe të fatkeqësisë së tij.