Qeveria, 5 mijë lekë shpërblim për pensionistët. Nuk përfiton asnjë kategori tjetër

0
82
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Këshilli i Ministrave është mbledhur sot në kryeministri për të miratuar disa vendime, mes të cilëve edhe ai për shpërblimet e Vitit të Ri 2019.

Edi Rama, kryeministër i vendit, njoftoi dhënien e një shpërblimi për pensionistët.

Ai tha se “Qeveria vendosi për pakon e Vitit të Ri për pensionistët (50USD)”.

Mësohet se nuk ka deri tani asnjë vendim tjetër për dhënie shpërblimi për kategoritë e tjera të shtetasve dhe as për administratën publike.

Qeveria në mbledhjen e sotme ka rikonfirmuar aplikimin nga viti 2019 të shpërblimit për lindjen e fëmijëve, duke akorduar 40 mijë lekë për fëmijën e parë, dyfishin për të dytin dhe trefishin për të tretin.

 

Zjarr Tv Ad