Disa punëtorë në Britanin e Madhe do të paguhen 130 £ nëse u duhet që të izolohen në mes të pandemisë së koronavirusit, njoftoi të enjten qeveria britanike. Pagesat do të jenë në dispozicion të punëtorëve me të ardhura të ulëta, të cilët nuk mund të punojnë nga shtëpia dhe jetojnë në zona me numër të madh të rasteve të konfirmuara pozitive.
Punëtorët që testohen pozitivisht për virusin dhe kualifikohen për pagesa do të marrin ekuivalentin prej 13 £ në ditë për një periudhë 10-ditore të izolimit nga 1 shtatori. Ndërkohë, anëtarët e tjerë të familjes së tyre, të cilët duhet të izolohen për 14 ditë, do të kenë të drejtën e një pagese prej 182 £.
Njerëzit jashtë së njëjtës familje që janë identifikuar nga sistemi i gjurmimit të kontaktit dhe janë këshilluar që të izolohen, gjithashtu do të paguhen deri në 182 £, në varësi të kohëzgjatjes së izolimit.
Skema po gjykohet në zonat veriperëndimore të Blackburn me Darëen, Pendle dhe Oldham, të cilat kohët e fundit kanë parë kufizime lokale të vendosura nga qeveria për shkak të rrtjes së rasteve të reja me koronavirus.
Kryetari i Bashkisë së Manchesterit, Andy Burnham, pohoi se qeveria “më në fund e pranoi problemin e njerëzve që nuk mund të përballojnë të izolohen”.
Megjithatë, ai tha që pagesa do t’i linte njerëzit pa mjaftueshëm për të jetuar më tej.