Qeveria britanike pranon kompaninë kineze Huawei, shefat e spiunazhit i dalin kundër

0
8
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kërcënimet kibernetike janë ndër çështjet që do të diskutohen më vonë nga aleanca dikur e fshehtë, në një konferencë të sigurisë në Glasgow. Dhe me siguri do të diskutohet edhe për kompaninë kineze të telefonisë celulare Huawei, shkruan sot BBC.

Qeveria i ka dhënë telekomit kinez Huawei të drejtën për të furnizuar pajisjet për rrjetin e të dhënave 5G në Mbretërinë e Bashkuar, pavarësisht se ministrat njoftonin vazhdimisht për një rrezik të mundshëm lidhur me sigurinë që kjo kompani ofron.

SHBA gjithashtu dëshiron të dërgojë aleatët e saj në grupin e inteligjencës “Pesë sytë” ku momentalisht bëjnë pjesë: Britania e Madhe, Kanadaja, Australia dhe Zelanda e Re të cilët kanë rënë dakord të mos lejojnë kompaninë Huawei në shtetin e tyre.

Huawei gjithmonë ka mohuar të kontrollohet nga qeveria kineze, ose se puna e saj paraqet ndonjë rrezik për spiunazh dhe sabotim duke tentuar të zhbëjë zërat dhe dyshimet që qarkullojnë lidhur me sigurinë e kompanisë.

Pjestarët e kompanisë thanë se ishin në pritje të një njoftimi zyrtar të qeverisë mbi planet 5G të Mbretërisë së Bashkuar,dhe se gjithsesi ishin të kënaqur që Mbretëria e Bashkuar kishte shprehur interes ndaj tyre duke ditur vlerat e kompanisë.

Duke iu përgjigjur raporteve, kryetari i Komitetit të Punëve të Jashtme, Tom Tugendhat, shkroi në Twitter se lejimi i Huawei për të ndërtuar një pjesë të infrastrukturës 5G të Mbretërisë së Bashkuar do të “nxisë aleatët të dyshojnë në aftësinë tonë për të mbajtur të dhëna të sigurta dhe mbase edhe do të shkatërrojnë besimin që kemi krijuar për bashkëpunimin #FiveEyes”.

“Ka një arsye pse të tjerët kanë thënë jo,” shtoi ai.

Drejtori i agjencisë monitoruese të Mbretërisë së Bashkuar, GCHQ, Jeremy Fleming është shprehur se përmirësimi i sigurisë kibernetike në Mbretërinë e Bashkuar është e arritshme vetëm nëse “ne ndërtojmë një përpjekje të sinqertë kombëtare” me më shumë lidhje dhe bashkëpunim më të thellë me sektorin privat dhe madje edhe më shumë bashkëpunim me partnerët dhe aleatët tanë”.

 

Zjarr Tv Ad