Qeveria e bën fakt: Ukrainasit qëndrojnë në Shqipëri 1 vit pa leje! Të dytët pas amerikanëve

0
32
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Këshilli i Ministrave ka miratuar në mbledhjen e sotme, 18 mars, një vendim që i hap rrugë qëndrimit të gjithë shtetasve të Ukrainës që ikin nga lufta, të qëndrojnë në Shqipëri deri në 1 vit pa pasur nevojën e një leje qëndrimi.

Ukrainasit janë të dytët që përfitojnë nga vendimi i Qeverisë Shqiptare, pasi në vendin tonë edhe shtetasit amerikanë kanë të drejtën të qëndrojnë një vit pa nevojën e një leje të aprovuar nga autoritetet përkatëse. Pra, tashmë ukrainasit dhe amerikanët, bëhen dy kombësitë që mund të qëndrojnë në Shqipëri deri në 1 vit, pa leje qëndrimi.

VENDIM PËR PËRCAKTIMIN E AFATIT TË HYRJES DHE QËNDRIMIT TË SHTETASVE TË UKRAINËS NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 29, të ligjit nr.79/2021, “Për të huajt”, me propozimin e ministrit të Brendshëm dhe të ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

  1. Shtetasit e Ukrainës kanë të drejtë të hyjnë dhe të qëndrojnë pa leje qëndrimi në Republikën e Shqipërisë për një afat deri në 1 (një) vit.
  2. Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

Zjarr Tv Ad