Qeveria e Kosovës miraton masa të reja anti-COVID

0
3

Qeveria e Kosovës miratoi ndryshime të tjera në masat anti-Covid ndërsa kaloi dhe fondin e pagave për orët shtesë të punonjësve të shërbimit publik.

Kështu sipas vendimit të qeverisë tashmë në Kosovë

1 . Ndalohen tubimet dhe grumbullimet e më shumë se 5 personave

2. Ndalohet muzika në bare e restorante pas orës 21:00

3. Ndalohet aktiviteti i bareve dhe restoranteve nga ora 23:30 deri në 05:00

4. Ndalohen festimet familjare, transporti publik detyrohet të funksionojë me kapacitete të përgjysmuara

5. Matja e temperaturës do të bëhet e detyrueshme për të gjithë në mjedise publike dhe private.