“Qeveria është mandatuar për të dhënë përgjigje, jo për të bërë pyetje”, eksperti kundër Ramës për kryebashkiakët: Janë zgjedhur nga populli

0
27
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Eksperti i Ekonomisë Zef Preçi ka dhënë sot një intervistë për Fax News, ku ka folur në lidhje me kërcënimet që u bëri kryeministri Rama drejtuesve të Bashkive në të gjithë vendin, se nëse nuk merren seriozisht me çështjen e mbetjeve do të mbeten pa fonde.

Preçi tha se qeveria është mandatuar që të japë llogari, dhe jo për të kërkuar llogari kryebashkiakëve që po ashtu janë të zgjedhur nga populli.

“Për hir të së vërtetës në vlerësimin tim menaxhimi i mbetjeve urbane, është reflektim i qeverisjes qëndrore dhe lokale, është reflektim i mosrespektimit të masterplaneve, dhe rezultat i presionit që oligarkë të caktuar bëjnë në drejtim të qeverisë.

Qeveria është mandatuar për të dhënë përgjigje, dhe jo për të bërë pyetje. Ajo që e konsideroj racionale, është që të lidhësh menaxhimin e mbetjeve urbane me buxhetin, çka do të thotë që po vihet gishti në plagë. Në të njëjtën kohë mendoj se është e gabuar që të zbatohen  metoda presioni ndaj kryerbashkiakëve që janë të zgjedhur nga populli.

Do të ishte mirë që zoti Rama të rekomandonte nisjen e hetimeve nga antikorrupsioni, dhe jo të kërcënojë me fonde dhe me buxhet. Qeveria ka për detyrë të prodhojë rregulla dhe të kontrollojë respektimin e tyre. Këto zgjidhen duke vënë në lëvizje inspektoriatet, që të funksionojë demokracia, duhet të kemi llogaridhënie”, u shpreh Preçi.

Ndërkohë që në lidhje me një raport të Bankës Botërore, që shprehej se Shqipëria ka rritjen më të madhe ekonomike në rajon, Preçi tha se në shumë raste institucionet ndërkombëtare ecin me parimin ”fol mirë, që të bëhet mirë”.

Preçi tha se nuk mund të flasim për rritje ekonomike të favorshme, sa kohë që jemi ende larg rikthimit në rezultatet e para pandemisë. Sipas tij një pjesë e mirë e bizneseve duhet të përballen me sfidat e reja me të cilat na ka përballur pandemia.

Zjarr Tv Ad