Qeveria fal gjobat e pandemisë, individëve dhe bizneseve do u kthehen paratë deri në këtë datë

0
25
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Personat të cilët janë ndëshkuar me gjobë në kohën e pandemisë për shkelje të masave shtrënguese janë falur.

Aministia përfshin periudhën 17 prill deri me 7 tetor, ndërkohë akti normativ i miratuar nga Këshilli i Ministrave parashikon kthimin e parave.

Kthimi i shumës së detyrimit të falur, por të paguar për masat administrative me gjobë, merret nga zëri përkatës i buxhetit të shtetit apo buxhetit të institucionit në të cilin është arkëtuar shuma.

Personat të cilët e kanë shlyer detyrimin do mund të marrin paratë e tyre mbrapsht përmes llogarive te tyre bankare, ndërsa ata të cilët nuk kane llogari ne banke mund ti marrin dorazi me institucionin i cili ka ekzekutuar masën administrative.

Brenda datës 15 nëntor duhet të përmbyllet ky proces nga organet përkatëse shtetërore. Nga amnistia përfitojnë edhe bizneset si edhe drejtuesit e automjeteve, të cilëve i është bllokuar mjeti apo patenta.

Të gjitha masat administrative me karakter ndëshkues, si lejet/licencat dhe mjetet e bllokuara, duhet të kthehen brenda datës 15 nëntor 2020 te subjekti përfitues.

Falje përfshin edhe familjet e prekura nga tërmeti i1viti më parë, të cilët kane riparuar banesat në mënyrë individuale pa pasur një leje ndërtimi.

Zjarr Tv Ad