Qeveria gjermane: Mafia italiane përdor banda shqiptare për trafikun e kokainës

0
17
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Grupe të organizuara kriminale me prejardhje nga Shqipëria punojnë në Gjermani, për llogari të mafies italiane të cilat përdoren për trafikun e kokainës. Deutsche Welle i ka kushtuar një shkrim bandave italiane ku sipas tyre përdorin banda shqiptare për trafikun e kokainës, si prodhimin në Shqipëri dhe transportin e mallit në portet detare të europës.

Bazuar shkrimit të dojce vele, ky përfundim del nga përgjigja e qeverisë gjermane pas kërkesës së partisë së të Gjelbërve mbi ndikimin e mafies italiane, ku thuhet: “Mendohet gjithashtu se disa anëtarë të Krimit të Organizuar Italian bashkëpunojnë me korrierë të lëndëve narkotike dhe grupime që kanë prejardhje shqiptare. Kjo prek nga njëra anë sektorin e trafikimit të produkteve me kanabis, të cilat prodhohen kryesisht në Shqipëri. Veç kësaj vihet re një ndarje pune në trafikimin e lëndëve narkotike (kokainës) nga Amerika e Jugut për në Evropë dhe transportin e mëtejshëm brenda Evropës. Pjesëtarët e Krimit të Organizuar Italian organizojnë blerjen e kokainës në vendet përkatëse. Personat me prejardhje shqiptare dhe strukturat e tyre marrin përsipër detyra logjistike duke e transportuar mallin ilegal nga portet detare të Evropës dhe duke e shpërndarë atë më tej në Evropë”

Sipas një raportit policor të Ministrisë së Punëve të Brendshme gjermane, shqiptarët zënë vendin e katërt ndër të huajt që kapen nga policia për vepra penale të lidhura me krimin e organizuar.

Mafia më e rrezikshme në gjermani sipas qeverisë është organizata Ndrangheta, me rreth 1000 anëtarë, e cila ndiqet nga cosa nostra me 123 anëtarë, degët e Camorra-s nga Campania me 94 anëtarë dhe klanet mafioze nga Pulia, ku numërohen 18 anëtarë.

Aksionet e policisë gjermane kundër këtyre bandave së fundmi janë ndërmarrë gjatë vitit të shkuar, ku synonte të godiste trafikun e kokainës që mafiozët italianë e drejtonin në bashkëpunim me grupe të tjera të krimit të organizuar.

Zjarr Tv Ad