Qeveria greke ofron pasaporta në këmbim të 250 mijë eurove

0
30
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Çmimet e apartamenteve në Athinë janë rritur dyfish krahasuar me pesë vitet e kaluara, për shkak të skemës qeveritare që inkurajon investitorët e huaj të blejnë prona me vlerë 250 mijë euro në këmbim të dhënies së pasaportës greke. Investitorët, që në shumicën e tyre janë kinezë dhe rusë, duket se po përfitojnë financiarisht pasi i shesin ose i japin me qira pronat e blera me çmime disa herë më të larta.

Nisma e qeverisë greke për t’i ofruar çdo personi të huaj një nënshtetësinë në këmbim të një investimi 250 mijë euro në pasuri të paluajtshme ka krijuar një bum të papritur por edhe probleme në industrinë vendase të akomodimit. Investitorët kinezë, rusë dhe turq po e shfrytëzojnë mundësinë e dhënë për të blerë apartamente në zonat më të frekuentuara të Athinës, dhe më pas i ofrojnë ato më qira nëpërmjet shërbimeve online të akomodimit. Kjo skemë duket se ka shqetësuar disa zyrtarë lokalë dhe europianë që thonë se kriminelë të kombeve të ndryshme po pastrojnë paratë nga aktivitete të paligjshme dhe po përfitojnë financiarisht në kurriz të popullit grek. Apartamentet që në kryeqytetin grek dikur kushtonin rreth 100 mijë euro janë rritur tanimë dy apo trefish në vlerë, dhe pronarët e tyre janë në shumicë kinezë dhe rusë. Vetë qytetarët shprehen se çmimet e kripura e kanë bërë të pamundur investimin në prona private, duke ditur se vetëm një dekadë më parë vendi kaloi një krizë të fortë financiare që e tkurri me 25 për qind ekonominë e vendit. Përkundër shqetësimeve, qeveria planifikon që ta zgjerojë të ashtuquajturën skemë të “vizave të arta” që të mos parashikojnë vetëm investimet në prona, por edhe në bono apo aksione tregtare.

 

Zjarr Tv Ad