Qeveria i akordoi pension mujor/ Familja Rasha do e japë për bamirësi: Pensioni do shkojë për bamirësi nuk na intereson…

0
48
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Qeveria i ka akorduar pension financiar familjes së 25-vjeçarit, Klodian Rasha, ku refuzimit të kësaj ndihme për shkak të ngjarjes që u cilësua aksidentale, të afërmit kanë vendosur të pranojnë vendimin e qeverisë.

Pensioni që do të lidhet do shkojë për bamirësi, nuk na intereson”

Deklarata e familjarëve, vjen pas vizitës së tretë të Kryeministrit Rama, pranë banesës ku jetonte i ndjeri. Kërkesë e familarëve të të riut, ishte cilësimi i ngjarjes pasi sipas tyre, eleminimi nuk ishte aksidentale, por e kryer me dashje.

Është eleminim me dashje dhe do ta dëgjoni vetë personalisht, pasi do të korigjohet. E drejta e Klodian Rashës do të shkojë deri në fund.”

Sipas të afërmeve, autoritetet kanë marrë prova të reja, me të cilat do të dalin në një përfundim në ditët në vijim. Qeveria miratoi 8 fishin e pensionit social, i cili do t’i jepet prindërve të 25-vjeçarit, prej datës 1 dhjetor.

Efektivi i policisë Nevaldo Hajdaraj, ndodhet në arrest me burg, por prokuroria dhe SHCBA, pritet të hedhin dritë më tepër për eleminimin enigmatik të të riut, 50 metër larg banesës së tij.

Zjarr Tv Ad