Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Këshilli i Ministrave ka vendosur të miratojë një ndihme prej 50 milionë lekësh për familjen e efektivit të vrarë një ditë më parë në Lezhë, Saimir Hoxha.
Për dhënien e kësaj ndihme ministri i Brendshëm ka propozuar ndryshimin e ligjit “Për buxhetin e viti 2021”.
Ndihma prej 5 milionë lekësh (të reja) do të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, e cila hyn në fuqi menjëherë.
Ndërkohë gjatë ditës së sotme kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm Bledi Çuçi bënë me dije se familja Hoxha do të përfitojë një pension të rregullt së bashku me fëmijët, të cilëve do t’u jepet 170% e pagës së të atit.