Qeveria i kaloi Bashkisë truallin e Teatrit Kombëtar/ Reagon Aleanca dhe paralajmëron Erion Braçen: Je i pari që do çojmë në SPAK…

0
700
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Qeveria shqiptare, ka vendosur që truallin ku ka qenë Teatri Kombëtar, t’ia kalojë në pronësi Bashkisë së Tiranës, për ndërtimin e objektit të ri.

Sipas VKM-së së firmosur nga zv.kryeministri Erion Braçe, Bashkisë së Tiranës i ndalohet të ndryshojë destinacionin e pasurisë së përcaktuar në vendim, ta tjetërsojë atë, apo t’ua japë të tretëve në përdorim.

Ndërkohë, për këtë lajm ka reaguar dhe Aleanca për Teatrin. Përmes përfaqësueses së tyre, Adriana Kalaja, Aleanca njoftoi pak më parë se do të padisë në SPAK zv.kryeministrin Erion Braçe, firmën e të cilit mban VKM-ja, e ka kaluar në Këshillin e Ministrave.

“I pari është Erion Braçe. Por do të çojmë gjithë drejtuesit e institucioneve që kanë qenë pjesë e padisë në Gjykatën Kushtetuese. Kryeministrin, Ministren e Financave, të Kulturës dhe Kryetarin e Bashkisë”, u shpreh Kalaja mesditën e sotme.

Zjarr Tv Ad