Përmes një akti normativ nr. 174, të datës 24 mars 2021, qeveria ka vendosur që t’i kalojë 10 milionë dollarë Ministrisë së Shëndetësisë.
Kjo shumë do të përdoret për kryerjen e pagesës së dozave të vaksinave, që rrjedh nga marrëveshja ndërmjet ministrisë së shëndetësisë, ministrit të shtetit për rindërtimin dhe institutit të shëndetit publik, dhe distributorit të autorizuar “keymen ilaç sanayi ve ticaret” a.ş., për furnizimin me vaksinës kineze.
“Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, në buxhetin e miratuar për vitin 2021, për Institutin e Shëndetit Publik, në llogarinë ekonomike 6050000 (Produkti 91305AH) të programit të shëndetit publik (07450), i shtohet ekuivalenti në lekë (sipas kursit zyrtar të këmbimit në datën e pagesës) i shumës 10 000 000 (dhjetë milionë) USD, të pagesës së dozave të vaksinave anticovid-19, sipas kushteve të përcaktuara në marrëveshjen ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit Publik, dhe distributorit të autorizuar “Keymen Ilaç Sanayi ve ticaret” A.Ş., për furnizimin e Republikës së Shqipërisë me vaksinën e inaktivizuar kundër COVID-19 (vero cell), Coronavac, të krijuar nga Sinovac Life Science Co Ltd. dhe të prodhuar në Republikën Popullore të Kinës.” – thuhet në VKM.
Kjo pagesë do të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, miratuar për vitin 2021.
Ndërkohë, për zbatimin e këtij vendimi ngarkohen Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ministri i Shtetit për Rindërtimin, Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Instituti i Shëndetit Publik.
Përmes një akti normativ nr. 174, të datës 24 mars 2021, qeveria ka vendosur që t’i kalojë 10 milionë dollarë ministrisë së Shëndetësisë.