“Qeveria i la fermerët me lugë bosh”, Kryemadhi: LSI kërkoi rritje të mbështetjes ndaj tyre, por Rama votoi kundër

0
45
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka publikuar një moment të takimit të sotëm të kryeministrit Edi Rama me fermerët. Përmes një postimi në Facebook, Kryemadhi thotë se Rama pasi bëri “shown e mëngjesit” me ta, votoi kundër pasdite në parlament.

Ndër të tjera Kryemadhi shkruan se mazhoranca nuk ka votuar 7.1 miliard mbështetje për fermerin dhe zhvillim rural siç kishin propaganduar, ndërsa shton se LSI kërkoi rritje të mbështetjes për bujqësinë, por qeveria i la me lugë bosh.

Postimi i plotë i Monika Kryemadhit:

Pasi bëri shoën e mëngjesit me ta, gënjeshtari kronik në krye të qeverisë votoi kundër fermerëve sot pasdite në parlament!

Ky ishte një nga propozimet e LSI për buxhetin, që e rrëzuan me arrogancën e kartonave. Amendamenti ynë për zhvillimin rural, i jepte një shans Kryeministrit dhe Ministres që të mbanin fjalën, siç e kanë dhënë me zë e figurë në video.

Sot mazhoranca nuk ka votuar 7.1 miliard mbështetje për fermerin dhe zhvillim rural siç kishin propaganduar. LSI kërkoi rritje të mbështetjes për bujqësinë, por qeveria vijoi propagandën e lugës bosh. Për saktësim, ndryshe nga ç’mendon qeveria, paga e ministres nuk është mbështetje direkte për fermerët e vendit.

Zjarr Tv Ad