“Qeveria i merr kompetencat presidentit”- Salianji në Komisionin e Sigurisë Kombëtare: Edhe me dekoratat doni të merrni vota? Duhej një përfaqësues nga kreu i shtetit

0
36
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka ngritur disa pyetje në lidhje me projektligjin e qeverisë për të vendosur dekoratat në duart e qeverisë duke i marrë këtë kompetencë presidentit të republikës.

Salianji u shpreh se kjo politizon dhënien e dekoratave duke e vendosur atë në duart e një partie politike.

“Mendoni ju apo ekspertët që kanë marrë pjesë në hartimin e këtij projektligji që duke I dhënë të drejtën kryeministrit për të dhënë dekorata e politizoni edhe këtë akt. Duke marrë rastin e fundit që ai sot merr edhe politizon edhe medaljet e sportistëve që dalin kampionë.

 Pse duhet t’i merrni presidentit dhe republikës një akt në emër të republikës. Edhe dekoratat doni të politizoni?! Edhe me dekorata doni të merrni vota? I jepni të drejtë edhe ministrave të Brendshëm dhe të Mbrojtjes për të dhënë dekorata.

Në dokumentin që keni sjellë përcaktoni edhe numrin e dekoratave. Si e përcaktoni ju kush janë njerëzit që spikasin apo kanë merita të veçanta. Si përcaktohet, si e keni vendosur numrin për këtë çështje. A keni ju konsultuar edhe me jurist apo presidentin e republikës për t’u shprehur për këtë çështje?

A është cenim i kompetencave që sot e ka presidenti i republikës? A keni pasur ju kontakt, pse sot nuk kemi përfaqësues nga presidenti i republikës kur cenohet në mënyrë të drejtpërdrejt një nga kompetencat e tij?”, u shpreh ai.

Zjarr Tv Ad