Qeveria i vë Presidentit “kuotë” vjetore për dekoratat

0
22
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Qeveria prezantoi dje në Kuvend projektligjin për “Dekoratat” që kufizon autoritet dhe numrin e tyre duke i vendosur Presidentit një “kuotë” vjetore dhe hequr disa institucione.

Për deputetët e PD-së ky është cenim i hapur që qeveria po i bën institucionit të Presidentit, duke i vendosur një limit në dhënien e dekoratave dhe kufizim të autoritet kushtetues të tij. Deputeti Ervin Salianji e argumentoi qëndrimin e tij me faktin që përpos uljes së numrit për këtë projektligj nuk është kërkuar as mendimin nga institucioni i presidencës. Ai ngriti dyshime dhe hodhi akuza se ndryshimet në këtë ligj i krijojnë më shumë mundësi qeverisë për dhënie të dekoratave që sipas tij, do përdoren për qëllime elektorale dhe marrë vota. “Pse duhet t’i merrni Presidentit të Republikës një akt në emër të Republikës. Edhe dekoratat doni të politizoni?! Edhe me dekorata doni të merrni vota? I jepni të drejtë edhe ministrave të Brendshëm dhe të Mbrojtjes për të dhënë dekorata. Në dokumentin që keni sjellë përcaktoni edhe numrin e dekoratave.

Si e përcaktoni ju kush janë njerëzit që spikasin apo kanë merita të veçanta. Pika 2 e nenit 22 për numrin vjetor të dekorimeve, thotë: Që Presidenti i Republikës në cilësinë e kryetarit të urdhrit mund të dekorojë kryesisht çdo vit, pa propozim paraprak, deri në 10 për qind të numrit të përcaktuar në pikën 1. Ju po e kufizoni dhe kjo është një e drejtë përmbajtjesore që ka Presidenti i Republikës”, tha Salianji.

Për deputetin Ferdindad Xhaferraj, ligji duhet të shtyhet pasi nuk ka një urgjencë në legjislacion. Ndërsa, Flamur Noka tha se: “Është shumë qesharake. Unë e kuptoj që këtu është bërë ndryshimi i ligjit dhe do të hartohet një plan vjetor për patronazhistët. I pari është patronazhisti që duhet të gjendet një rrugë për t’i dhënë dekoratë, do të vazhdohet më pas me kabinetin për të marrë dekorata. Sigurisht që duhet ta amendojë mirë ligjin qeveria për t’i dhënë edhe Lames një dekoratë për mashtrime, për korruptim, për vjedhje dhe për tallje me shqiptarët”.

MAZHORANCA

Për ministren e Shtetit në Marrëdhënie me Parlamentin, Elisa Spiropali, nuk cenohet asnjë e drejtë kushtetuese e Presidenti, por sipas saj autoritetet e kufizuar numri i institucioneve propozuese. Kufizimin e numrit të dekoratave, ministrja e argumenton se është bërë për ti dhënë dinjitet dekoratës, institucioneve që e propozojnë dhe atij që e merr. “Kushtetuta ia njeh Presidentit të drejtë për të dhënë dekorata. Ne nuk do t’i bëjmë si titujt që ju i jepni njëri-tjetrit sa herë që keni probleme me veten. Por, do i japin denjësinë që u takon institucioneve të tyre. Patjetër që grupit të punës mund t’i ketë shpëtuar diçka dhe ju keni ekspertizën që të propozoni ndryshime të domosdoshme. Për të shmangur partitizmin në dhënien e medaljeve dhe titujve, shmangur abuzimin dhe krijuar një urdhër të tërë dhe sistem që garanton vlerësimin më të lartë për ata që e meritojnë. Me këtë ligj, nuk mund të ketë dekorime të dyfishta dhe marrje apo dhënie kompetencash nga një institucion te tjetri”, tha Spiropali.

Për kreun e Kadastrës Artan Lame, në rolin e ekspertit dhe pjesë e grupit të punës për hartimin e këtij projektligji, ky projektligj rregullon institucionet dhe praktikën për dhënien e dekoratave dhe jo numrin. “Me ligjin e ri nuk ka kufizim në numër të medaljeve, por të urdhrave. Ndoshta erdhi për shkak të degradimit të sistemit të dekorimeve të Presidentit Meta. Tani janë 5-6 autoritete të rëndësishme, jo nga rruga, që kanë të drejtën për të propozuar. Ju them edhe një gjë që dekorimi në numra ka të bëjë me peshën. Kalon në disa komisione. Lufton me disa persona që do të dekoroheshin duke kaluar në disa faza. Kthehet në histori balancimi vlerash. Dekoratat maksimale janë të limituara jashtëzakonisht në numër.

Ne e zgjeruam në raport me vendet perëndimore sepse nuk ja lamë vetëm kryeministrit, por e ngushtuam në raport me çfarë ishte duke ja lënë vetëm disa institucioneve. Nuk është aq e thjeshtë sa të thuash që do Kryeministri t’i përdorë për fushata apo vota. Këto bëhen pikërisht për t’i rritur vlerën dekorimit. Kur ai që e merr të mendojë që ka kaluar në disa filtra. Do kthehet në një lloj eventi shtetëror për këto raste dhe ata që do të marrin do të jenë në sytë e publikut”, tha Lame, duke mos dhënë përgjigje përse janë hequr disa institucione si propozues për dekoratat dhe lënë vetëm ato nën varësi të qeverisë.Panorama.al

Zjarr Tv Ad