“Qeveria jep grante prej 500 mijë lekësh”, Bilali jep lajmin e mirë për të rinjtë që duan të vetëpunësohen në Shqipëri

0
82
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Edona Bilali ka dhënë një intervistë për Fax News ku përveç veprimeve të ndërmarra nga qeveria për përballimin e krizës së rritjes së çmimeve ka folur edhe mbi politikat që nxisin vetëpunësimin tek të rinjtë shqiptarë.

Pyetje: A ka ndikuar që rritja e çmimit të naftës në mbylljen e sipërmarrjeve të sapokrijuara?

Bilali: Fatmirësisht të dhënat na tregojnë se nuk jemi në këtë situatë. Konsumi nuk është ulur dhe ky është një lajm shumë i mirë, por sigurisht që ka sfida. Nuk flitet përkohësisht për marzhe të njëjta fitimi.

Tipologjia e bizneseve

Bilali: Po të flasim me statistika, në Shqipëri numri më i madh i bizneseve vijon të jetë ai tregtar dhe më pas vijnë ato biznese të shërbimeve. Unë jam më shumë në kontakt me këto biznese ku edhe idetë janë edhe më shpresëdhënëse.

Kemi bërë dicka edhe më shumë, kemi operuar me grante, që paratë jepen për bizneset por nuk kthehen mbrapsht. Për të rinjtë të cilët kanë dëshirë të vetëpunësohen, mund të ndjekin kurset që i kemi hapur dhe mund të përfitojnë grante prej 500 mijë lekësh.

Zjarr Tv Ad